Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar paraburgim për personin që dy ditë më parë sulmoi gazetarin Valon Syla.
Komunikata thekson se Prokurori i Shtetit ka filluar hetimet dhe në të njëjtën kohë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.J., në drejtim të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
“Më 23.12.2020, Prokurori i Shtetit ka filluar hetimet dhe në të njëjtën kohë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.J., në drejtim të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, me dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht të dëmtuarin, gazetarin me inicialet V.S”, thekson komunikata.
Gazetari Valon Syla u sulmua të martën në Prishtinë pas disa deklaratave që ai kishte bërë për mërgimtarët./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.