Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë në Gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të D.M., nën dyshimin se i njëjti ka shkaktuar aksidentin në autostradën Duhël-Malishevë, si pasojë e të cilit ka vdekur një person.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurit D. Sh., ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 26 qershor 2021.
“Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën kompetente në Gjakovë, dega Malishevë, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit D. Sh., me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, nga neni 370 paragrafi 9, lidhur me paragrafin 6 dhe paragrafin 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Aksidenti ka ndodhur më 26 qershor, në aksin rrugor Duhël-Malishevë.
N.A. e kishte ndalur veturën në shiritin emergjent, për shkak të një prishjeje, ndërkaq i dyshuari D.Sh. nuk ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, e po ashtu nuk ka qëndruar në shiritin e tij qarkullues dhe ka goditur veturën e viktimës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.