Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.H., me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “ Rrezikim i trafikut publik”, nga neni 370 paragrafi 9 nën paragrafi 6, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Më 26 korrik 2019, rreth orës 14:20 minuta, në fshatin Bërnjak, Komuna e Rahovecit, i pandehuri D.H., ka rrezikuar trafikun publik, duke e vënë në rrezik jetën e njerëzve, ku gjatë drejtimit të automjetit të markës “Renault Laguna”, shkakton aksident në komunikacion, duke dal në drejtimin e kundërt të rrugës dhe e godet automjetin e markës” VW Golf II”.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë ndërruar jetë tre persona. Dy persona kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, dhe një tjetër pasi ka arritur në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ndërsa i pandehuri dhe dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore.
Prokurori i rastit ndaj të njëjtit ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.