×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria në Pejë nesër ngrit dhjetëra aktakuza për veteranët e rrejshëm

    Reporteri
    23 Maj 2019 | 18:32

    Prokuroria Themelore e Pejes ka njoftuar se nesër përmes një konference për media do të jap detaje lidhur me ngritjen e dhjetëra aktakuzave për veteranët e rrejshëm nga rajoni i Dukagjinit.


    “Ftoheni të merrni pjesë në konferencën e organizuar nga Prokuroria Themelore e Pejës, ku temë diskutimi do jetë ngritja e dhjetëra aktakuzave për rastin e njohur në opinionin publik si “veteranët e rrejshëm””, thuhet në njoftimin e Prokurorisë dërguar mediave.

    “Vendi: Objekti i Prokurorisë Themelore të Pejës, rruga “Hasan Cermaxhija” pa nr. Ora: 12:00”, njofton Prokuroria.

    Në disa prokurori themelore të Kosovës janë duke u hetuar raste që ndërlidhen me fryrjen e listave të veteranëve.

    Lëndët e mashtrimit me listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) u janë shpërndarë disa prokurorive themelore në të gjithë territorin e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!