×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Prokuroria ngre aktakuzë kundër një personi për krime lufte në Gjakovë, akuzohet për vrasjen e tre civilëve shqiptarë

    Reporteri
    27 Qershor 2025 | 13:22

    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër D.R për “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

    Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se hetimet vërtetuan se gjatë periudhës 7–10 maj 1999, në qytetin e Gjakovës, i pandehuri ka marrë pjesë në sulm të gjerë dhe të organizuar të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe kundër popullsisë civile shqiptare, duke vepruar në bashkëkryerje me persona të tjerë, shkruan Reporteri.net.

    “D.R akuzohet për vrasjen e tre civilëve shqiptarë, të cilët më pas janë keqtrajtuar fizikisht, për dëbim të dhunshëm të popullsisë civile shqiptare nga lagjet e tyre, plaçkitje dhe shkatërrim të shtëpive në disa lagje të qytetit të Gjakovës”, thuhet në njoftim.

    Sipas Prokurorisë, aktakuza bazohet në dëshmi të viktimave dhe dëshmitarëve okularë, në identifikimin e të pandehurit përmes fotografive, raporte të Institutit të Mjekësisë Ligjore, si dhe prova të tjera materiale të mbledhura gjatë hetimeve.

    I pandehuri ndodhet aktualisht nën masën e paraburgimit, ndërsa Prokuroria Speciale ka propozuar vazhdimin e paraburgimit, për shkak të rrezikut të arratisjes.

    “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës rithekson angazhimin dhe përkushtimin për të zbardhur të gjitha krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, për të sjellë drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre, dhe për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe demokratike”, përfundon njoftimi i Prokurorisë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!