×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj ish-ministrit për gjuajtje me armë

    Reporteri
    22 Maj 2020 | 14:46

    Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve.


    Raportohet se njëri nga dy të akuzuarit është ish-ministri Rasim Demiri që sot mban pozitën e deputetit nga VAKAT, sipas prokurorisë me datë 30 mars rreth orës 16:00 në fshatin Pouskë të Prizrenit, ka përdorur armë zjarri – pushkë gjysmë automatike.

    Bashkë me Demirin prokuroria akuzon edhe M.P.

    “I pandehuri M.P, me datë, kohë dhe vend të njëjtë përdorë armë zjarri pushkën gjysmë – automatike në një shenjëtore të improvizuar në fshatin Pouskë, i shoqëruar me të pandehurin R.D., në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët”.

    “Me këto veprime, i pandehuri M.P., ka përmbushur elementet e veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!