Dje gjatë ditës është shembur rruga në lagjen e Spitalit në Prishtinë. Dyshohet se shkak i shembjes ka qenë hapja e gropës për ndërtimin e një objekti të ri banesor, shkruan Reporteri.net.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se kanë nisur hetimet dhe se rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Lidhur me këtë çështje ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të njëjtit është iniciuar rast si “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, sipas KPRK-së”, tha për gazetën online Reporteri.net zyrtarja për informim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
Ajo shtoi tutje se në koordinim me policinë dhe njësitë relevante janë duke u ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast.
Gazeta Online Reporteri.net po pret një sqarim rreth rastit edhe nga Policia e Kosovës.