×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria nis hetimet për helmimin e 26 zyrtarëve nga votat që erdhën nga Serbia

    Reporteri
    13 Tetor 2019 | 13:57

    Prokurori dhe Policia janë në vendin e ngjarjes duke zhvilluar hetimet ku dyshohet se u helmuan 26 zyrtarë të angazhuar nga KQZ në procesin e verifikimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës saktësisht nga Serbia. Zyrtarët kanë pësuar alergji pas kontaktit me këto zarfe.

    Për Reporteri.net është prononcuar zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi, i cili tha se ngjarja nuk ka ndodhur në QNR, por në hapësirën e ndërtesës së Ministrisë së Infrastrukturës ku është i vendosur shërbimi votues.

    Tutje Elezi shtoi se puna në QNR është duke vijuar me normalitet.

    “Sa për sqarim, ngjarja nuk ka ndodhur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, por në hapësirën e ndërtesës së Ministrisë së Infrastrukturës ku është i vendosur shërbimi votues. Puna në QNR është duke vijuar me normalitet”, tha Elezi për Reporteri.net

    Reporteri.net do të ju mbaj të informuar në ndërkohë në lidhje me ngjarjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!