Një person mbeti i vdekur dhe një tjetër pësoi lëndime të rënda nga rrëshqitja e dheut në një zonë të lagjes Veternik në Prishtinë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Lidhur me rastin, Policia e Kosovës njoftoi sot përmes raportit 24 orësh se një person është arrestuar.
Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë bërë të ditur se tashmë hetimet për rastin kanë nisur.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokurori i shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës ka nisur hetim mbi vdekjen, bazuar në nenin 358 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe me kujdes të shtuar po shqyrtojnë aspektet e rastit për shqyrtimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
/Reporteri.net/
Arrestohet një i dyshuar për rastin në Veternik ku një person vdiq dhe një tjetër u lëndua rëndë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.