×
  • Lajme
  • Lajme / Bashkëpunimi me BIA-n

    Prokuroria paraqet kërkesën për paraburgim ndaj dy të dyshuarve për spiunazh

    Reporteri
    06 Qershor 2024 | 13:43

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur kërkesën për paraburgim ndaj B.Sh. dhe M.Q., që po dyshohen për spiunazh, përcjell Reporteri.net.

    Kërkesa është paraqitur te gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    “Kërkesën për caktimin e paraburgimit kjo prokurori e ka paraqitur, pasi që ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale: spiunazhi nga neni 124 par. 3 të KPRK-së, ndërkaq i pandehuri M.Q. ka kryer edhe veprën tjetër penale: mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par 1 të KPRK-së, si dhe ekziston dyshimi se të pandehurit kishin për t’i kryer veprat penale për të cilat dyshohen”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

    Dy të dyshuarit janë arrestuar në Ferizaj të martën.

    “Armë, municion, maska, kompjuterë e telefona”, Policia tregon çka u konfiskua në shtëpitë e të dy të arrestuarve për spiunazh

    Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën në Ferizaj dy persona të cilët dyshohen për spiunazh dhe bashkëpunim me Shërbimin Sekret të Serbisë “BIA”-n.

    Siç raportoi gazeta online Reporteri.net, të arrestuarit janë Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, të dy të nacionalitetit shqiptar.

    Cilat janë dënimet për ata që kryejnë spiunazh, sipas Kodit Penal të Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!