×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Prokuroria: Plagosjet në Podujevë dyshohet se ndodhën pas mosmarrëveshjeve mes familjarëve

    Reporteri
    01 Maj 2024 | 19:23

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për plagosjen në Lupç të Podujevës. Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, njoftoi se nga hetimet fillestare dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje mes disa familjarëve, u lënduan katër persona, përcjell Reporteri.net.

    Ulaj tha se Prokurori i Shtetit në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore në drejtim të veprës penale “Vrasja në tentativë”, me qëllim të sqarimit të rrethanave të këtij rasti.

    “Pas pranimit të informatës nga policia, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendngjarje. Nga hetimet fillestare dyshohet se pas një mosmarrëveshje mes disa personave (familjarë), në fshatin Lupç, si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe përdorimit të thikës, janë lënduar katër (4) persona, të cilët janë dërguar për ta marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, derisa një (1) person i dyshuar në këtë ngjarje është shoqëruar në stacion policor për tu intervistuar. Prokurori i Shtetit në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore në drejtim të veprës penale “Vrasja në tentativë”, me qëllim të sqarimit të rrethanave të këtij rasti”, tha Ulaj.

    Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

    Sot rreth orës 15:45 në fshatin Lupq të Podujevës ka pasur të shtëna me armë zjarri. Gazeta Online Reporteri.net mësoi se nga këto të shtëna kanë mbetur të plagosur katër persona.

    Katër të plagosurit janë nisur drejt QKUK-së për trajtim.

    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net edhe Policia e Kosovës.

    Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se tre prej tyre janë plagosur nga arma e zjarrit, derisa personi i katërt ka pësuar lëndime nga thika.

    Tutje ajo ka thënë se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

    “Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Flora Ahmeti për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!