Gjatë ditëve të ardhshme do të ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarve Marko Rosiq dhe Nedelko Spasojeviq, si të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Këtë e ka konfirmuar Prokurori Special i Kosovës, Sylë Hoxha në një deklaratë për mediumin serb KoSSev, transmeton Reporteri.net.
“Këtë muaj, brenda 15-20 ditëve të ardhshme, aktakuzat do të ngriten”, ka thënë Hoxha.
Hoxha ka deklaruar se prokuroria ka siguruar prova të reja për rastin e vrasjes së politikanit serb, por që ato do të bëhen të ditura për publikun në kohën e aktakuzës.
Rosiq dhe Spasojeviq, i cili është pjesëtar i Policisë së Kosovës nga Veriu, kanë qenë në paraburgim që nga 23 nëntori 2018.
Një oficer tjetër i policisë, Dragisa Markoviq, u arrestua në atë kohë, por që më vonë u lirua nga paraburgimi. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.