×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria siguron prova të reja, këtë muaj ngriten aktakuzat për vrasjen e Ivanoviqit

    Reporteri
    01 Nëntor 2019 | 12:17

    Gjatë ditëve të ardhshme do të ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarve Marko Rosiq dhe Nedelko Spasojeviq, si të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.


    Këtë e ka konfirmuar Prokurori Special i Kosovës, Sylë Hoxha në një deklaratë për mediumin serb KoSSev, transmeton Reporteri.net.

    “Këtë muaj, brenda 15-20 ditëve të ardhshme, aktakuzat do të ngriten”, ka thënë Hoxha.

    Hoxha ka deklaruar  se prokuroria ka siguruar prova të reja për rastin e vrasjes së politikanit serb, por që ato do të bëhen të ditura për publikun në kohën e aktakuzës.

    Rosiq dhe Spasojeviq, i cili është pjesëtar i Policisë së Kosovës nga Veriu, kanë qenë në paraburgim që nga 23 nëntori 2018.

    Një oficer tjetër i policisë, Dragisa Markoviq, u arrestua në atë kohë, por që më vonë u lirua nga paraburgimi. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!