Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë.
Nga Prokuroria Speciale kanë konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se bastisjet po zhvillohen në katër lokacione në lidhje me dyshimet për fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore.
“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është duke zhvilluar bastisje në katër lokacione. Bastisjet po zhvillohen mbi dyshimet për Fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”, ka thënë Arbnora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale.
Gazeta online Reporteri.net raportoi se se bastisjet janë duke u kryer në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, në kuadër të kësaj ministrie.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.