Ish ministri i MAPL-së, Ivan Teodosijeviq, do të jetë pjesë e hetimeve nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Kjo për shkak të deklaratave të tij nxitëse dhe ofenduese ndaj shqiptarëve dhe viktimave të masakrës së Reqakut, shkruan lajmi.net.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga Prokurori Sylë Hoxha.
“Prokuroria Speciale ka nisur hetimet ndaj ish-ministrit të MAPL-së, aktualisht është në fazën e grumbullimit të provave”, ka thënë ai.
Kujtojmë se pikërisht për shkak të këtyre deklaratave, kryeministri Haradinaj kishte marrë vendim për shkarkimin e Teodosijeviq.
Në postin e tij sot është emëruar Adriana Hoxhiq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.