Prokuroria Speciale ka shënjestruar sot rastin e njohur si “Mati 1”, ku vlera e pasurisë së ngrirë dhe sekuestruar është gati 7 milionë euro, shkruan Reporteri.net.
Në këtë rast janë të përfshirë 4 persona dhe ka të sekuestruara pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.
Ndër astetet e ngrira dhe të sekuestruara janë 59 banesa, 12 paracela në lokacione të ndryshime dhe 5 llogari bankare.
Ky rast është shënjestruar për veprat penale “shpëlarja e parasë”, “mashtrimi”,“falsifikimi i dokumentit”, dhe vepra penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Për këtë rast, në shtator të vitit të kaluar ishin arrestuar tre persona.
“Kjo pasuri shtesë është identifikuar gjatë hetimeve në bashkëveprim dhe mbikëqyrje të ngushtë me prokurorin e lëndës nga Prokuroria Speciale, në emrin e të dyshuarit Sh.C., kurse me urdhër ndalues përfundimtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special janë sekuestruar, si në vijim:
-20 (njëzet) njësi banesore në sipërfaqe të tërësishme 1788.41 m², me vlerë të përafërt të tregut në lartësi 1,788,410.00 euro;
– 2 (dy) lokale afariste me sipërfaqe të tërësishme 167.54 m², me vlerë të përafërt të tregut në lartësi 335,080.00 euro;
– 17 (shtatëmbëdhjetë) vendparkingje (garazha) me sipërfaqe të tërësishme 241.96 m², me vlerë të përafërt të tregut 145,176,00 euro;
– 6 (gjashtë) depo me sipërfaqe të tërësishme 28.87 m², me vlerë të përafërt të tregut 17,388.00 euro.
Rasti është nën hetime në drejtim të veprës penale “Shpëlarja e parasë” dhe publiku do të njoftohet në kohë për veprimet e tjera”, njoftoi Prokuroria para një jave./Reporteri.net