×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria vendos në favor të AKI-së, s’ka elemente penale në rastin e dokumenteve sekrete në Presidencë

    Reporteri
    15 Dhjetor 2020 | 21:09

    Prokuroria nuk ka gjetur asnjë element të veprës penale në kallximin që u.d. e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e kishte bërë ndaj sekretarit të Presidencës, Driton Gashit ish-drejtorit të AKI-së.


    Znj.Osmani e kishte njoftuar policinë e Kosovës siç kanë raportuar mediat, se Driton Gashi së bashku me një person tjetër që është prezantuar si pjesëtarë i AKI-së, kanë tentuar të marrin dokumente konfidenciale nga kasaforta në Presidencën e Kosovës, ku ruhen raportet e AKI-së si dhe dokumente konfidenciale.

    Znj.Osmani rastin e kishte lajmëruar në organet e drejtësisë. Ndërsa sot prokuroria e shtetit ka njoftuar se nuk ka gjetur asnjë element të veprës penale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!