×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria: Vrasja dhe djegia e veteranit të UÇK’së u krye për 9 mijë euro borxh

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 16:41

    Dy të arrestuarve nën dyshimet për vrasjen e Ilir Zeqirit në Skenderaj, Halil Fejza dhe Korab Imeri u është caktuar masa e paraburgimit nga Gjykata e Mitrovicës.


    Policia e Kosovës njoftoi dje për arrestimin e dy persona për vrasjen e cila ndodhi gjashtë ditë më parë në Skenderaj.

    Ilir Zeqiri u gjet i djegur në veturën e tij, ndërsa Prokuroria dyshimet e para i kishte se rasti është cilësuar vrasje.

    Kallxo.com mëson se Halil Fejza 31 vjeçar dhe Korab Imeri 19 vjeçar janë dy të dyshuarit e arrestuar nga ana e policisë për vrasjen.

    Ende nuk dihet se cili ka qenë roli i tyre në vrasje.

    Gjithashtu burime të kallxo.com brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se pritet që ndaj të dyshuarve prokurori i rastit të kërkojë masën e paraburgimit

    Kallxo.com raportoi më 8 prill se një person është gjetur i djegur në makinën e tij në afërsi të këtij fshati.

    Prokurori i rastit Njiazi Rexha ka sqaruar se pistat e para të dyshimeve janë për vrasje pasi sipas tij afër makinës janë gjetur disa gëzhoja të armës.

    “Dyshimet e para janë se është djegur pasi është goditur nga plumbat”, ka thënë prokurori Rexha.

    Prokurori Rexha sqaroi se trupi i viktimës ishte djegur në masë të madhe, dhe ishte dërguar për obduksion për të vërtetuar saktë identitetin e tij. Tutje, prokuroria pretendon se vrasja ka ndodhur për 9 mijë euro borxh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!