×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria: Vrasja e Ivanoviqit u krye nga një grup i organizuar

    Reporteri
    05 Shkurt 2021 | 11:20

    Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është mbajtur procesi gjyqësor në rastin për vrasjen e ish-politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.


    Në fillim të seancës kryetari i trupit gjykues Valon Kurtaj njoftoi të gjithë të pranishmit se derisa të lexohet aktakuza mediat mund të rrinë në sallë, duke shtuar se pas kësaj nuk lejohet xhirimi më tutje.

    Ndërsa prokurori Blerim Isufaj ka lexuar aktin akuzues për të akuzuarit, duke thënë se vrasja u krye nga një grup i organizuar, shkruan EO.

    “Të pandehurit nga viti 2014/18 me datën 16 janar 2018 në qytetin e Mitrovicës duke vepruar si grup i organizuar nën udhëheqjen e Rajdonçiq të gjithë të pandehurit kanë vepruar me dashje dhe në dijeni për të kryer veprën e vrasjes së rëndë dhe kanë kryer veprime inkrimuese dhe sipas veprimeve të tyre ka ardhur deri te vrasje e Oliver Ivanoviq”.

    Të akuzuar në këtë rast janë Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Zharko Jovanoviq, Nedeljko Spasojeviq, Rade Basara dhe Dragisha Markoviq.

    Oliver Ivanoviq, u vra më 6 janar të viti 2018.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!