Prokurorja e rastit në grabitjen e armatosur në Suharekë, Ervehe Gashi ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri se dje është arrestuar edhe personi i tretë lidhur.
Gashi tha se edhe personi i tretë i arrestuar është ndihmës në grabitjen e armatosur të 22 nëntorit.
“Edhe personi i tretë është ndihmës në grabitjen në Suharekë. Është arrestuar dje”, tha prokurorja e rastit për Reporteri.net.
Tutje ajo shtoi se ende nuk është kërkuar paraburgimi për tre të dyshuarit.
“Ende jo, te shoh çka po thotë kallëzimi penal”, tha ajo.
Pasditen e së mërkurës katër persona të maskuar grabitën një argjendari në Suharekë, ari në vlerë 250 mijë euro.
Pas konfrontimit me Policinë, një zyrtar policor mbeti i plagosur, derisa një tjetër u lëndua.
Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe përforcime të tjera policore dhe nga të dhënat e para dyshohet se ishin katër të dyshuar.
Megjithatë ata kanë arritur të ikin nga vendi i ngjarjes përkundër përpjekjes së Policisë për t’i kapur./Reporteri.net/