Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit. Një shitës i një marketi në kë qytet është rrahen me nxënës e arsimtarë nga Vushtrria.
Rastin për Reporteri.net e ka konfirumar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Në përleshje janë përfshirë nxënës, arsimtarë dhe pronarët e marketit Laja në Landovicë. Gjithçka ka filluar kur një nxënës ende pa paguar produktin e kishte hapur atë, me çrast kanë reaguar pronarët e marketit dhe në ndihmë të nxënësit kanë dalë arsimtarët përgjegjës. Pas përleshjes 5 nga këta persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Sipas raportimit të mjekut, lëndimet janë të lehta. Njësitet policore në bashkëpunim me prokurorin e shtetit i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet, rasti do të shkon me procedurë të rregullt.” ka thënë Osmanollaj për Reporteri.net.
Ai tha se të lënduarit ende janë duke marrë trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.