Pronari i kafenesë ku iu dogjën duart një shitësi të cigareve, Dardan Bunjaku ka dalë me një sqarim tjetër për rastin.
Bunjaku përmes një postimi në Intagram është arsyetuar se nuk ka qenë prezent në momentin kur ka ndodhur rasti, shkruan Reporteri.
Ai ka thënë se shitësin e cigareve e ka shok dhe po të kishte qenë prezent nuk do të lejonte të ndodhte diçka e tillë.
“Pas shumë komenteve dhe keqkuptimeve po e jap edhe një sqarim në këtë post. Po e përsëris që kur ka ndodh ngjarja unë personalisht nuk kam qenë present pasi që edhe Bitën e konsideroj shok dhe nuk e kisha leju me bo një gjë të tillë!”, ka shkruar Bunjaku.
Tutje, Bunjaku ka thënë se nuk është në natyrën e tij që të poshtëroj ose të bëj shaka me asnjë njeri e sidomos jo me cigareshitësin në fjalë, meqenëse siç thotë e mirëpret gjithmonë në lokal dhe që mundohet t’i ndihmoj me aq sa ka mundësi.
“Nuk oshtë e natyrës tem me poshtru ose me bo shaka me asnjë njeri e aq ma pak për Bitën që e mirëpres në lokal dhe mundohem t’i ndihmoj me mundësit e mija. Nëse do të ishte për famën, nuk kisha dal drejtëpërdrejt të bëh deklaratë me emrin tem dhe nuk do të lejoja që ajo video të postohej në rrjete, meqenëse unë po e kërcënoj Bitën. Prandaj ju kisha lut mos me paragjyku. Këto lloj “shaka” siç e ka bo Bita, i bojn edhe fëmijët e juve dhe është e pamundshme të paradalohen”, ka shkruar Bunjaku në Instagram.
View this post on Instagram
Ndryshe, Gazeta Online Reporteri.net dje ka publikuar videon e momentit kur shitësit të njohur të cigareve, iu lyen duart me një alkool të djegshëm dhe iu vu zjarri.
Cigarexhiu e përjetoi rëndë, duke u mundur t’i fikte e duke bërtitur, ndërkohë që ata që i vunë flakën qeshin dhe e tallnin.
Lidhur me rastin janë intervistuar dy persona, të cilët më pas janë liruar. /Reporteru.net