Abdulaziz Sadiku, avokati i V.T., pronari i kompanisë Uji i Pejës, e ka pranuar se kamioni që shkaktoi aksidentin tragjik në Gjilan është në pronësi të të mbrojturit të tij dhe se kamioni ka qenë i paregjistruar dhe i pakontrolluar teknikisht që nga viti 2017.
“Po, në vendimin e Gjykatës gjithashtu në kërkesë të Prokurorisë për paraburgim thuhet se kamioni ka qenë pa regjistrim dhe pa kontroll teknike që nga viti 2017. Kjo qëndron”, tha avokati.
Ai nuk pranoi të komentojë vendimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit.
Kjo e fundit i caktoi paraburgimin prej 30 ditëve te mbrojturit të tij V.T. për veprën penale mbikëqyrje e pandërgjegjshme e trafikut publik.
Avokati Sadiku tha po ashtu se ka ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit në lidhje me vendimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit.
Gjykata e Apelit pritet të vendosë nëse pronari i kompanisë Uji i Pejës do qëndroj në paraburgim ose do lirohet ashtu siç ka kërkuar mbrojtja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.