×
  • Lajme
  • Lajme

    Pronari i një kompanie ndërtimi sulmon inspektorin në Prishtinë

    Reporteri
    10 Shtator 2020 | 10:11

    Është sulmuar gjatë ditës së djeshme një inspektor i Ministrisë së Punës në Prishtinë.


    Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

    Sipas policisë inspektori është sulmuar nga pronari i një kompanie ndërtimi me ç’rast është kontaktuar edhe prokuroria.

    “Prishtinë, 08.09.2020-11:30. Ankuesi mashkull kosovar –Inspektor pran Ministrisë së Punës ka raportuar rastin se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar pronar i një firme ndërtimi. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i cili ka cilësuar rastin dhe ka urdhëruar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!