Presidenti i Serbisë në fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit tha se 11 vjet që nga Marrëveshja e Brukselit, Asociacioni ende nuk është themeluar nga Kosova.
“11 vjet më vonë, megjithëse serbët i kanë përmbushur të gjitha detyrimet e vështira sipas asaj marrëveshjeje, Asociacioni i Komunave Serbe nuk është as në dukje”, tha Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka shprehur edhe njëherë shqetësimin për vendimin e BQK-së për dinarin.
Ai thotë se me këtë vendim janë prekur komunitetet joshqiptare. Sipas tij vendimi është implementuar menjëherë pavarësisht se kishte premtime nga autoritetet për shtyrje të zbatimit për tre muaj.
Ai ka deklaruar se serbëve po iu mohohen të drejtat nga Kurti për një agjendë “drejt Shqipërisë së Madhe”.
“Kopshtet, shkollat e universitetet nuk kanë mundur të pranojnë mëditje. Vet Albin Kurti është në krye të këtyre personave që po persekutojnë serbët”.
Vuçiqi thotë se në vend që të dënohet Kurti për këto vendime ai po shpërblehet nga ndërkombëtarët. Presidenti serb ka vazhduar propagandën në Këshillin e Sigurimit se ndaj serbëve në Kosovë kanë vazhduar sulmet me armë.
“Kurti mbeti i përkushtuar ndaj “Shqipërisë së Madhe”. Në vend që të sanksionohet, regjimi i Kurtit shpërblehet vazhdimisht”, tha Vuçiq.
“Poashtu në barnatoret në veri është konfiskuar malli duke shkaktuar probleme të mëdha në shëndetësinë e serbëve”, ka vazhduar tutje Vuçiq.
Shefja e UNMIKU-t: Të merren hapa të sinqertë dhe të besueshëm për themelimin e Asociacionit