×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Propozimi në Serbi për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, DASh: Po e vëzhgojmë situatën nga afër

    Reporteri
    09 Janar 2024 | 16:58

    Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë ka nisur një nismë për rikthimin e detyrimit për të shërbyer për katër muaj.

    Në lidhje me këtë, ka reaguar Departamenti Amerikan i Shtetit, që thonë se janë duke e vëzhguar nga afër situatën.

    “Ne i kemi parë këto raportime dhe po e vëzhgojmë situatën nga afër. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj stabilitetit rajonal dhe inkurajojmë vendet e rajonit që të jenë transparente në lidhje me politikat e tyre të sigurisë së brendshme”, ka thënë një zëdhënës i DASH për Klan Kosova.

    Përndryshe, ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Milosh Vuçeviq, ka thënë para disa ditësh se Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ka nisur iniciativën te presidenti i Serbisë, si komandant suprem, që të hiqet vendimi për suspendimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, pra që të riaktivizohet sërish ligji që definon shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!