Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka përjashtuar koalicionin vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje.
Pas mbledhjes së kryesisë ku ai propozoi krijimin e një qeverie unifikuese, që përfshinë në Qeveri tranzicioni të gjitha partitë shqiptare, ai u pyet nga gazetarja e gazetës online Reporteri.net, Leonora Kolukaj, se çka ndodhë nëse partitë e tjera nuk e pranojnë këtë ide dhe se a do të bisedojë veç më Kurtin për koalicionin.
“Qëndrimi i LDK-së është i pandryshueshëm. Nuk ndryshon pavarësisht sa letra vijnë. Është qëndrim politik i artikuluar dhe i menduar me kohë. Nuk e kam ndërmend as të tradhtoj votuesin e LDK as ta vë në situate të pa lakmueshme. Kjo kohë ka përfunduar. Votuesit tonë të qëndrojnë të qetë. Unë po flas për zgjidhje politike në një krizë të madhe në të cilën është Kosova”, u përgjigj Abdixhiku.
Gjatë konferencës, ai tha se zgjidhja e bllokadës politike në vend është e domosdoshme.
“Zgjidhjen nga kjo bllokadë e konsideron si të doemosdoshme. Propozoijmë nisjen e një procesi të ri politk… LDK propozon nisjen e këtij procesi, fillimisht konsultativ me të gjitha partitë shqiptare, me qellim fillimin e një qeverie nacionale të tranzicionit, një qeveri me afat të caktuar, deri në zgjidhjen e Presidentit”.
“Jam i gatshëm të takohem me të gjitha partitë shqiptare, përfshirë edhe zotrin Kurti”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.