×
  • Lajme
  • Lajme

    Propozohet mbyllja e vendit në vikend

    Reporteri
    06 Nëntor 2020 | 13:55

    Në takimin e mbajtur dje të Institutit të Shëndetit Publik dhe Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e Situatës Emergjente me Covid-19 janë propozuar disa masa të reja, ndër to edhe mbyllja e pjesshme vendit  në vikend.


    Në propozim vendimin e siguruar nga Gazeta Online “Reporteri.net”, parashihet që të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve dhe subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë t’u ndalohet veprimtaria nga ora 20:00 e ditës së sotme, e deri të hënën në ora 05:00.

    Të liruara nga kjo masë janë: furrat e bukës, maketet e vogla, pompat e benzinës, institucionet shëndetësore publike dhe private, si dhe operatorët ekonomikë.

    Ky propozim vendim pritet që para orës 17:00 të votohet në mbledhjen virtuale të Qeverisë së Kosovës që do të mbahet sot.

    Situata me pandeminë në Kosovë po shënon rekorde në ditët e fundit, ku vetëm gjatë ditës së djeshme  janë konfirmuar 661 raste të reja. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!