×
  • Lajme
  • Lajme

    Propozohet një minutë heshtje për Ukshin Hotin, Veseli nuk lejon

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 11:00

    Seanca e Kuvendit të Kosovës e cila ka filluar para pak minutash për gjenocidin e Serbisë në Kosovë gjatë viteve 1988-99 ka bërë që të lindin disa paqartësi në ditën kur po shënohet 20 vjetori i zhdukjes së veprimtarit Ukshin Hoti.


    Përkatësisht në këtë seancë, deputeti i Nismës, Milaim Zeka kërkoi që Kuvendi të mbajë një minutë heshtje në nderim të veprës së Ukshin Hotit dhe të gjithë viktimave të luftës, propozim ky të cilin Veseli nuk e aprovoi, shkruan Reporteri.net.

    Veseli u shpreh se nuk mund ta bëj këtë pasi që nuk dihet akoma fati i të zhdukurve.

    “Nuk guxojmë ta bëjmë një minutë heshtje për njerëzit për të cilët nuk e dimë fatin e tyre”, tha Veseli. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!