Një prostitutë shqiptare me iniciale D.C. 27-vjeç me banim në Torino është shtruar në spitalin e Chivasso me plagë të rënda, njëra prej të cilave ia ka prekur kokën. Për këtë arsye ekipi mjekësor po e mban në koma.
Sipas mediave italiane ajo është dëmtuar pasditen e të hënës kur një person e kishte marrë të renë më forcë në makinë duke e tërhequr nga flokët. Pasi i ka marrë me forcë çantën ai e ka hedhur nga vetura e cila ishte në lëvizje dhe u largua me shpejtësi.
Policia italiane është vënë në ndjekje të autorit i cili është larguar me një veturë gri. E gjithë ngjarja është parë nga një tjetër shofer i cili po kalonte në atë rrugë kur pa skenën. Ai njoftoi policinë dhe ambulancën të cilat mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes.
27-vjeçarja shqiptare ishte në gjendje të rëndë për jetën por arriti t’u tregojë policëve se çfarë kishte ndodhur duke dhënë një përshkrim të pjesshëm të burrit që e kishte dhunuar. /Abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.