Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami pas dështimit të seancës së sotme, ka folur për protestën e bizneseve, shkruan Reporteri.net.
Ajo tha se janë 143 mijë familje, ndërsa përmendi deklaratën e Kurtit se “koha e barrikadave ka kaluar”, gjë për të cilën ajo tha se ky krahasim nuk bëhet, pasi siç tha ajo “e dimë se barrikadat janë vendosur nga Lista Serbe në periudha të ndryshme në vende të ndryshme të Kosovës.”
“143 mijë familje janë detyruar që të bllokojnë të gjitha rrugët e Prishtinës. VV parlamentit të Kosovës ia jep pauzën prej 48 orëve. Është përgjgjësi e partisë së parë”.
“Jam këtu për të shprehur shqetësim për bizneset. E thash edhe njëherë, ata që punojnë 143 mijë punëtorë. Lexova që Kurti ka thënë ka kalu koha e barrikadave,m konsderoj që është e turpshme, pasi e dim që si perdoren barrikadat. Ai sot e krahason protesten me barrikadat e vendosura nga Lista Serbe në periudha të ndryshme në Kosovë, e papranueshme është”, tha ajo para gazetarëve.
Sipas saj Kurti ka mundësi të fitojë edhe këtë betejë, pasi sipas deputetes së LDK-së beteja e tij është të shkatërrojë vendin.
Bajrami theksoi se sektori i energjisë duhet të hetohet në tërësi, përfshirë edhe KESCON dhe ZRrE-në.
“Ka mundësi që LKurti me fitu edhe këtë betejë, beteja e tij ëshjtë me shkatërru. Na kujtohet kur Kurti e ka mujt Rrahman Jasharin, kur e ka mujt atë e ka mujt arsimin. Kurti nëse i mund këto 1300 biznese, e mund ekonominë e Kosovës. E kur e mund arsimin dhe ekonominë, i vetmi përfitues është Serbia. Situatë e papranueshme.
Ajo që ka ndodh në sektorin e energjisë, duhet të hetohet në tërësi”, tha ajo.
/Reporteri.net/