Hyrjet kryesore në Prishtinë janë bllokuar pasi po protestohet kundër daljes së bizneseve në tregun e hapur të energjisë.
Nga ora 10:00 bizneset do të protestojnë në Prishtinë për shkak të pakënaqësive lidhur me procesin e daljes në tregun e lirë të energjisë elektrike.
Ky bllokim pritet të zgjasë deri në ora 12:00.
“Bizneset me dhunë po detyrohen me dalë në tregun e lirë, e nga dalja në treg të lirë në këto kushte që janë sot bizneset tona do të pësojnë sepse do të ketë një rritje të çmimit të energjisë prej 230-270 më shumë. Kërkesa jonë është që Qeveria të reflektojë dhe të kemi një fazë të tranzicionit për me dalë në tregun e lirë”, tha kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.