×
  • Lajme
  • Lajme

    “Protesta” e Hotit ndaj VV-së, lëshon sallën kur flasin deputetët e saj

    Reporteri
    09 Tetor 2020 | 13:56

    Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti, për të dytën herë ka lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës, teksa përfaqësuesit e partisë opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje, po flisnin për 100 ditshin e ekzekutivit.


    Kësaj radhe, Hoti e lëshoi sallën teksa po fliste deputetja, Fitore Pacolli. Derisa herën e parë e kishte lëshuar sallën kur foli shefi i GP të VV-së, Rexhep Selimi.

    Pacolli kishte kritika të theksuara për Qeverinë “Hoti”, sidomos për ato që theksoheshin edhe në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2020 për Kosovën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!