×
  • Lajme
  • Lajme

    Protestë e re kundër shtrenjtimit të rrymës, do të kërkohet shkarkimi i bordit të ZRrE-së

    Reporteri
    17 Prill 2025 | 17:58

    Grupi qytetar “Asnjëcentmashumë” ka njoftuar për organizimin e protestës së radhës të shtunën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

    Ky grup pritet që të premten të mbajë një konferencë për media në sheshin “Skënderbeut”.

    “Konferenca organizohet në vazhdën e kundërshtimit qytetar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 16.1%. Në këtë konferencë do të paraqiten kërkesat tona të qarta: shkarkimi i Bordit të ZRrE-së, shfuqizimi i menjëhershëm i vendimit, dhe garantimi i transparencës në proceset vendimmarrëse që prekin jetën e qytetarëve”, thuhej në njoftimin e këtij grupi

    “Po ashtu, do të prezantojmë edhe detajet e protestës qytetare që do të mbahet të shtunën më 19 prill në Prishtinë, si vazhdim i kundërshtimit qytetar ndaj padrejtësive ekonomike që po rëndojnë jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës”, ka njoftuar grupi “Asnjëcentmashumë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!