×
  • Lajme
  • Lajme

    Protestë e rrahje në karantinën në Qendrën e Studentëve, shkak mos-testimi dhe zgjatja e ditëve të karantinës

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 23:25

    Të karantinuar në Qendrën e Studentëve janë revoltuar si shkak i neglizhencës nga institucionet e Kosovës dhe sonte kanë organizuar protestë ku ka ndodhur edhe një rrahje.


    Lajmi.net raporton se deri tek protesta ka ardhur për shkak se të karantinuarit kanë mbushur nga dy javë (14) ditë në karantinë dhe nuk janë testuar.

    Gjithashtu, protesta ka eskaluar në përleshje verbale e fizike midis të karantinuarve.

    Të vendosurit në karantinën në Qendrën e Studentëve që nga dita e parë janë ankuar për mungesë të kushteve elementare.

    Gjithashtu, merret vesh se disa personave të karantinuar në Qendrën e Studenteve iu është shtyrë karantinimi nga 14 në 16 ditë për shkak se nuk ua kanë njoftë 3 ditët e para të karantinimit.

    Kjo, për arsye se Ministria e Shëndetësisë ka bërë gabime në organizimin e karantinës, duke iu dhënë ushqim të gjithëve në një hapësirë për përbashkët gjë e cila është kundër standardeve higjienike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!