Në shesin “Shatërvan” në Prizren, aktualisht po mbahet marsh kundër DokuFest.
Marshi është thirrur nga imami i njërës prej xhamive të këtij qyteti, Besim Berisha.
Siç raportohet në këtë protestë është sulmuar gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi.
Siç raporton Nacionale, ekipi i tyre që ishte prezent për të përcjellur këtë protestë, është sulmuar fizikisht.
Gazetari Vullnet Krasniqi dhe kameramani i këtij mediumi janë sulmuar fizikisht nga disa persona, raporton mediumi.
Aktualisht ata janë në stacionin policor. /Reporteri.net/