×
  • Lajme
  • Lajme

    Protestë për lirimin e ish ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina

    Reporteri
    30 Korrik 2019 | 22:27

    Nesër në qytetin e Gjakovës do të protestohet për lirimin e ish ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina.


    Protesta do të filloj nga ora 11:00 dhe do të mbahet në Parkun e Qytetit “Nëna Terezë”.

    Përveç organizatave të dala nga lufta, veteranëve, familjet e dëshmorëve dhe martirëve, protestës i është bashkangjitur edhe grupi i tifozëve nga Gjakova “Kuq e zinjtë e Jakovës”.
    Ata kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive.

    “Sa më shumë që marrin pjesë në protestë, aq më shumë ju bëjmë me dije se kjo duhet të jetë hera e fundit që luftëtarët tanë, ndalohen ose arrestohen me akuza të Millosheviqit”, thuhet në njoftim.

    Tomor Morina është ndaluar nga autoritetet e Maqedonisë Veriore në kufirin e Bllacës. Ky ndalim është bërë në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga Serbia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!