Pas një aksioni simbolik nga një grup i aktivistëve të Fushë Kosovës të mbajtur para stacionit policor në Fushë Kosovë, për vrasjen e 11-vjeçari, është paralajmëruar protestë për të premten.
Gazmend Qyqalla aktivist dhe pjesëtar i komunitetit ashkali tha se ky rast shfaq shfaqë racizmin e rrënjosur në institucione, duke i bërë ato bashkëfajtore në këto krime.
“Ne aktivistët kundër racizmit përmes këtij aksioni simbolik duam të shpërfaqin neglizhimin institucional të policisë dhe gjyqësisë që la të vrarë 11-vjeçarin nga Fushë Kosova. Për gjashtë muaj kjo polici nuk ndërmori asgjë për ta mbrojtur 11-vjeçarin nga përdhunimet e as nga vrasja. Ky rast shfaq racizmin e rrënjosur në institucionet tona, duke i bërë ato bashkëfajtore në këto krime”, tha Qyqalla.
Për këtë arsye, ai bëri thirrje që nesër të protestohet për siç tha mos lejohet që përdhunimet e vrasjet të fshihen brenda mureve të institucioneve publike.
“Ju ftojmë të ngrihemi të gjithë në protestë para Policisë dhe të mos lejojmë që përdhunimet e vrasjet të fshihen brenda mureve të këtyre institucioneve që më së paku po na mbrojnë. Të premten në orën 14;00 mblidhemi tek lagjja ‘Meshari ‘për të vazhduar drejt stacionit policor në Fushë Kosovë”, tha ai.
S.O është arrestuar disa ditë pasi K.Veseli u gjet i vrarë më 7 korrik nën shkallët e një ndërtese në Fushë Kosovë. Edhe i dyshuari dhe tashmë i ndjeri i përkasin komunitetit ashkali ndërsa familja e të miturit kanë treguar se e kanë lajmëruar rastin në Polici.