Në dy pikat kufitare në Veri, Jarinjë dhe Bërnjak, janë vendosur Njësia Speciale e Kosovës “ROSU” për të mbajtur rendin dhe mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit për tagrat.
Shoferët serb që po kundërshtojnë targat RKS, po komunikojnë edhe me pjesëtarët e Njësisë Speciale, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Njëri nga ta u është drejtuar në gjuhën shqipe serbëve që kanë bllokuar rrugën.
“Protestën kërkush nuk ua ndalon, veç e lironi rrugën, me protestu, protestoni por rruga duhet mu liru. Të jemi të kjartë, rrugën e lironi, vazhdoni para ose mbrapa”, tha pjesëtari i Njësisë Speciale të Kosovës./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.