×
  • Lajme
  • Lajme

    Protestojnë banorët e Banjës së Pejës pasi iu ndalohet qarkullimi në rrugën kryesore

    Reporteri
    08 Gusht 2021 | 19:35

    Disa banorë të Banjës së Pejës janë duke protestuar në rrugën kryesore që i shpije për në qendrën e qytetit pasi që njëri nga pronarët e një hoteli ka vendosur disa shenja që ua ndalon atyre hyrjen me vetura në atë zonë.


    Shkëlzen Shabani, banor i Banjës së Pejës tha për Klankosova.tv se ndalesa fillon prej orës 18:00 deri në orën 24:00, dhe se sipas tij nuk dihet arsyeja se pse janë vendosur këto pengesa.

    “Pronari i një hoteli i ka qitë disa lloj ndalesa prej orës 18:00 deri në orën 24:00. I ka qitë në të dy anët e rrugës dhe nuk dihet arsyeja pse. Pra, e ka nda qytezën e Banjës në mes”, është shprehur Shabani.

    Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se kjo protestë është paralajmëruar ditë më parë.

    “Protesta është paralajmëruar. Janë mbledh disa qytetarë ku të cilët po shprehin pakënaqësinë e tyre për shkak që nuk u lejohet hyrja me automjete në rrugën kryesore që të dërgon tek qendra e qytetit në një gjatësi rreth 200 metra, ku i njëjti/ pronari ka leje nga Kuvendi Komunal për vendosjen e shenjave ndaluese”, ka thënë Gashi.

    https://www.youtube.com/watch?v=XvoNWLrhUPU

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!