Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë protestuar sot me kërkesën për rritje pagash.
Ndër të tjera ata kanë kërkuar pagesë më të lartë për shujtë, rrezikshmëri në punë, pagesën për punën në vikend sipas Ligjit të Punës, si dhe respektimin e vendimeve të gjykatës po për këtë kërkesë.
Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk rriten pagat, do ta lënë Kosovën në terr. Kështu ka thënë Kryetari i Sindikatës së Re, Nexhat Llumnica.
“Nëse nuk ngritën pagat, do ta lëmë Kosovën në terr”, theksoi ai ndër të tjera. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.