×
  • Lajme
  • Lajme

    Protestojnë punëtorët e Telekomit: Ma mirë me vdek prej Covidit, se prej Blerim Devollit

    Reporteri
    16 Nëntor 2020 | 13:30

    Punëtorët e Telekomit të Kosovës kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës pas  bllokimit të llogarive bankare të Postë Telekomit të Kosovës. 


    Lami Balaj nga Federata e Sindikatave të Pavarura të Postë Telekomit të Kosovës tha se vazhdimisht kanë bërë denoncimet për kontratat e dëmshme dhe faktorët që kanë ndikuar në gjendjen aktuale të kompanisë.

    Madje sipas tij denoncime këto që i kanë bërë në Prokurorinë e Shtetit dhe përmes medieve.

    Sipas tij, kompania Dardafon, ish-Zmobile, i ka shkaktuar humbje Telekomit mbi 200 milionë euro.

    “Me datën 26 tetor për herën e dytë, Telekomit të Kosovës i janë bllokuar llogaritë bankare”.

    “Bllokimi i dytë brenda 3 muajve dhe tërheqja e mjeteve financiare, ka rrezikuar operimin e kompanisë dhe mirëqenien e punëtoreve”.

    Ia ka shtuar se po rrezikohen mbi 1 milion konsumatorë të Telekomit dhe pagat e punëtoreve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!