Ka nisur protesta kundër shtrenjtimit të rrymës, pak pas mbledhjes së Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
Qytetarët në protestën para Ministrisë së Ekonomisë kanë mbajtur pankarta: “Kur s’të del për bukë, nuk të duhet as drita!”, “Rrroga s’na del për të jetuar, ju na e rrisni rrymën”, “Asnjë cent më shumë”.
Të organizuar, ata pastaj janë nisur drejt objektit të ZRRE-së.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka marrë vendim sot për shtrenjtimin e energjisë elektrike, mirëpo nuk ka treguar se sa i bie kjo në përqindje.
Kryesuesi i Bordit të ZRRE’së, Ymer Fejzullahu, ka deklaruar se pas mbledhjes do të dalin me një komunikatë ku do të shpalosin detajet e vendimit./Reporteri.net/
ZRRE shtrenjton rrymën, detajet thotë se do i shpalos përmes komunikatës
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.