Një grup qytetarësh që janë larguar nga sheshi “Skënderbeu”, kanë shkuar përpara objektit të EULEX-it për të protestuar.
Ata kanë gjuajtur me gurë e gjësende objektin e EULEX-it, ndërsa forca policore janë prezentë aty, raporton Koha.
Protestuesit gjatë ditës nga sheshi në këmbë kishin shkuar tek objekti i EULEX-it, të cilin e kishin gjuajtur me gurë, e më pas ishin kthyer sërish në shesh.
Gjykata Speciale ka dënuar me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, me 18 vjet burgim Kadri Veselin dhe me 13 Rexhep Selimin. Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan për krime lufte, përfshirë ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Specialja ka konstatuar se të katër ishin përgjegjës për ndalimin arbitrar të 385 personave, trajtimit mizor kundër 49 personave, torturës kundër 303 personave dhe vrasjes së paligjshme kundër 96 personave.
Ata u shpallën të pafajshëm për krime kundër njerëzimit pasi nuk u vërtetua dyshimi se kanë kryer sulme ndaj popullatës civile. Gjithashtu të akuzuarit u shpallën të pafajshëm në lidhje me një numër incidentesh krime lufte.
Reklamë