×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia s’e ndal fushatën, Daçiq falënderon edhe një shtet për mosnjohjen e Kosovës

    Reporteri
    20 Qershor 2020 | 9:40

    Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në vizitën lamtumirëse të ambasadorit të Meksikës në Beograd përmendi edhe Kosovën.


    Ai falënderoi Marco Antonio Garcia Blanco, i cili së shpejti do ta përfundojë mandatin e tij në Beograd, se shteti i tij vazhdon të mos e njeh Kosovën si shtet.

    Një thyerje të zotimit Daçiq e bëri edhe me Algjerinë që e falënderoi për mosnjohjen e Kosovës.

    Për këtë kishte reaguar edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë, e cila tha se do të ndalë fushatën e çnjohjeve ndaj Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!