×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD: Albin Kurti shtypi komunitetin LGBTI, nuk foli për ta

    Reporteri
    01 Korrik 2021 | 21:21

    Aktivistja e PSD’së, Teutë Rrusta, ka kritikuar qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se nuk flet fare për komunitetin LGBTI, as sot pasi u mbajt “Parada e Krenarisë” në Prishtinë.


    Rrusta tha se ky komunitet shtypet nga Kurti sepse, sipas saj, prej tyre nuk cenohet dhe janë shumë të shtypur për t’u organizuar.

    “Ne e kemi një qeveri që e kemi një qeveri me një varg problemesh që i ka shfaqur lidhur me këtë komunitet”, ka thënë Rrusta.

    “Nuk flet për ta. Kur vjen një forcë populiste si e Kurtit në pushtet, nuk do t’i prishë punët me kurrkënd, e komunitetin LGBTI e shtyp dhe nuk flet për ta, për shkak se prej tyre nuk cenohet dhe janë shumë të shtypur për me kanë të organizuar”, është shprehur Rrusta.

    “Një pushtet si i Kurtit që ka kaq shumë deputet e pushtet, nuk mundemi ne me thanë që është t’u e vazhdu avazin e vjetër. Ky ka përgjegjësi shumë më shumë, po tregon çka mendon për botën dhe shoqërinë”, shtoi Rrusta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!