×
  • Lajme
  • Lajme / Aksion simbolik

    PSD-ja kundërshton Ligjin e ri të KPK-së, e vendos para Kuvendit një kukull me fytyrë të Kurtit: Dua të bëhem prokuror

    Reporteri
    07 Mars 2024 | 10:41
    Foto: EO

    Partia Socialdemokrate (PSD), të enjten ka mbajtur një aksion simbolik për të kundërshtuar Projektligjin e ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës, para nisjes së seancës ku do të diskutohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për KPK.

    Në hyrje të Kuvendit të Kosovës, PSD-ja ka vendosur një kukull me fotografinë e kryeministrit Kurti i veshur me togë të prokurorit, e në të cilën shkruan “Dua të bëhem prokuror”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!