Kryetari i PSD’së Shpend Ahmeti, ka thënë se partia e humbi në zgjedhjet e 6 tetorit pasiqë Ramush Haradinaj ishte fytyra e PAN-it. Por Ahmeti thotë se edhe vetë ai ndjehet përgjegjës për humbjen.
Mirëpo Ahmeti ka thënë se nuk do të jap dorëheqje por do të vazhdoj me punën.
“Unë mendoj që zoti Haradinaj është pa si fytyra e PAN-it dhe mendoj që ka qenë si votë refuzuese ndaj koalicionit të kaluar dhe kanë qenë pasojat edhe për ne. Ka të bëjë me mbështetjen për dialogun me gjanat tjera dhe mendoj se kjo votë ka qenë kundërshitm për PAN-in, mendoj se kemi pagu faturën kryesore por përgjegjësia kryesore më takon mua si kryetar i PSD’së. Vazhdojmë me punën, premtimet do t’i përmbushi në Prishtinë. I urojmë Lëvizjes Vetëvendosje në këto zgjedhje”, ka thënë Ahmeti për T7.
Ndryshe, raportimet e deri tashme tregojnë se vetëm Natyra Kuci nga PSD-ja ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për tu bërë deputete.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.