×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD në konferencë, linçon publikisht policin që arrestoi dje Dardan Molliqajn dhe të tjerët

    Reporteri
    17 Qershor 2022 | 15:46

    Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, thotë se njëri nga policët civilë që i ka arrestuar dhunshëm dje aktivistët e kësaj partie dhe kryetarin e saj Dardan Molliqajn është mbështetës i pushtetit dhe qeverisë Kurti.

    Krasniqi ka thënë se polici në fjalë, të cilin e ka identifikuar në publik me emër e mbiemër, dërgohet në operacione ndaj opozitës.

    Dardan Molliqaj u arrestua dje në qendër të Prishtinës me urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinës, pasi disa herë nuk është paraqitur në gjyqin që zhvillohet ndaj tij për një rast huliganizmi pas një debati televiziv. Pos, Molliqajt, policia i arrestoi edhe katër aktivistë tjerë, përfshirë Krasniqin, të cilët tentuan ta pengonin arrestimin e Molliqajt. Të 5 të arrestuarit u liruan në procedurë të rregullt, pas disa orësh.

    “Duke qenë që po vepronin jashtë çdo procedure ligjore, pamjet e djeshme e shpërfaqin qartazi tendencën e pushtetit për të përndjekur opozitën. Me dhjetra policë civilë kanë sulmuar, rrahur dhe lënduar aktivistët e PSD-së duke i arrestuar 5 prej tyre. Dhuna e ushtruar është pajustifikueshme. Se intervenimi ishte tendencioz dëshmojnë edhe fotografitë e policit Blerim Shala, i cili ushtroi më së shumti dhunë. Në këto foto dëshmohet mbështetja e tij e hapur ndaj këtij pushteti. Përderisa policët të cilët hapur kanë kërkuar kushte pune, janë suspenduar, Blerimi dërgohet pikërisht në operacione kundër opozitës. Prandaj, sot gjatë ditës, do të dorëzojmë të gjitha dëshmitë në Inspektoriatin e Policisë së Kosovës dhe të hapim raste kundër policëve që përdoren dhunë të pajustifikueshme ndaj aktivistëve të PSD-së. Nuk duhet ta normalizojmë instrumentalizimin e institutcioneve nga pushteti aturoitar”, ka thënë Krasniqi në konferencë.

    Ai ka thënë poashtu se në procesin e arrestimit kanë ndodhur një sërë shkeljesh nga institucionet.

    “Në këtë proces kanë ndodhur një sërë shkeljesh të njëpasnjëshme nga institucionet. Më 1 qershor, Policia e Kosovës e ka njoftuar Gjykatën që nuk ka arritur të dorëzojë ftesën tek Dardan Molliqaj. Gjykata po atë ditë, më 1 qershor, ka urdhëruar policinë që t’i përsëritet ftesa. Brenda të njëjtës ditë, Gjykata ka lëshuar urdhërarrest të jashtëligjshëm sepse ende nuk ishte konsumuar ftesa e nisur në të njëjtën ditë. Më 16 qershor, në kundërshtim edhe me urdhërarrestin të jashtëligjshëm, Policia e Kosovës e arreston Dardan Molliqajn menjëherë pas protestës së veteranëve. Vetëm rreth 2 orë pas arrestimit, Dardani lirohet pa u zhvilluar asnjë procedurë, pasiqë konfirmohet që arrestimi ka qenë i jashtëligjshëm. Pra, arrestimi kishte ndodhur jashtë periudhës së kërkuar nga Gjykata”, ka thënë ai.

    Pos konferencës, PSD-ja ka lëshuar edhe komunikatë ku identifikohet polici.

    Komunikata e plotë e PSD-së:

    Dje, qytetarët e Kosovës ishin dëshmitar të një intervenimi politik e brutal të policisë ndaj aktivistëve të PSD-së.

    Në këtë proces kanë ndodhur një sërë shkeljesh të njëpasnjëshme nga institucionet.

    · Më 1 qershor, Policia e Kosovës e ka njoftuar Gjykatën që nuk ka arritur të dorëzojë ftesën tek Dardan Molliqaj.

    · Gjykata po atë ditë, më 1 qershor, ka urdhëruar policinë që t’i përsëritet ftesa.

    · Brenda të njëjtës ditë, Gjykata ka lëshuar urdhërarrest të jashtëligjshëm sepse ende nuk ishte konsumuar ftesa e nisur në të njëjtën ditë.

    · Më 16 qershor, në kundërshtim edhe me urdhërarrestin të jashtëligjshëm, Policia e Kosovës e arreston Dardan Molliqajn menjëherë pas protestës së veteranëve.

    · Vetëm rreth 2 orë pas arrestimit, Dardani lirohet pa u zhvilluar asnjë procedurë, pasiqë konfirmohet që arrestimi ka qenë i jashtëligjshëm. Pra, arrestimi kishte ndodhur jashtë periudhës së kërkuar nga Gjykata.

    Duke qenë që po vepronin jashtë çdo procedure ligjore, pamjet e djeshme e shpërfaqin qartazi tendencën e pushtetit për të përndjekur opozitën. Me dhjetra policë civilë kanë sulmuar, rrahur dhe lënduar aktivistët e PSD-së duke i arrestuar 5 prej tyre. Dhuna e ushtruar është pajustifikueshme.

    Se intervenimi ishte tendencioz dëshmojnë edhe fotografitë e policit Blerim Shala, i cili ushtroi më së shumti dhunë. Në këto foto dëshmohet mbështetja e tij e hapur ndaj këtij pushteti. Përderisa policët të cilët hapur kanë kërkuar kushte pune, janë suspenduar, Blerimi dërgohet pikërisht në operacione kundër opozitës.

    Prandaj, sot gjatë ditës, do të dorëzojmë të gjitha dëshmitë në Inspektoriatin e Policisë së Kosovës dhe të hapim raste kundër policëve që përdoren dhunë të pajustifikueshme ndaj aktivistëve të PSD-së. Nuk duhet ta normalizojmë instrumentalizimin e institutcioneve nga pushteti aturoitar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!