Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD) ka nisur një peticion për ngritjen e pagës minimale në Kosovë.
Kjo parti thekson se paga minimale prej 170 euro, nuk mjafton as për t’u ushqyer mjaftueshëm brenda një muaji, e lëre më për t’u përkujdesur për shëndetin, veshmbathjen, faturat, etj.
“Ndihma juaj është e domosdoshme për të ushtruar presion ndaj qeverisë që të marrë vendimin për ta rritur pagën minimale. Prandaj, hyni në www.peticione.com dhe nënshkruani peticionin online për rritjen e pagës minimale. #MerrÇfarëTëTakon”, thuhet në njoftimin e PSD-së.
Ndryshe, paga minimale në Kosovë vazhdon të jetë më e ulëta në rajon.
Këshilli Social Ekonomik ka marrë vendim unanim që paga minimale të rritet në 250 euro, por që një vendim i tillë ende nuk ka hyrë në fuqi, dhe fajtor për këtë sipas Bashkimit të Sindikatës së Pavarur të Kosovës është Qeveria e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.